Aplikacion
Aktori 35-vjeçar do të luajë edhe një herë Bruce Wayne dhe gjithashtu regjisori i filmit Matt Reeves do të kthehej për vazhdimin. Reeves foli në prezantim dhe konfirmoi se do të ishte sërish regjisor, megjithëse ai nuk ndau asnjë detaj të komplotit apo skenarit të filmit të shumëpritur ose një datë të saktë dhe se fansat mund të duhet të presin deri në prill të vitit 2023 për më shumë informacion rreth “The Batman 2”.
Suksesi i The Batman ishte disi befasues pavarësisht nga popullariteti i heronjve të librave komikë pasi përmban një ton dhe stil shumë më të errët se filmat e tjerë të superheronjve dhe ka një kohëzgjatje tre-orëshe.
Por kritkët mesa duket se nuk e patën problem, dhe filmi aktualisht ka një vlerësim mbresëlënës prej 85% në “Rotten Tomatoes”. Filmi tregon Batman në vitin e tij të dytë të luftimit të krimit, kur ai është ende relativisht i papërvojë. Batman u publikua së fundi në HBO Max dhe u dëshmua të ishte një sukses, duke mbledhur shikime nga 4.1 milionë përdorues./L.K
/Zoom.al