zoom

Sport

Sukses absolut/ Salah kërkon pagë stratosferike tek Liverpooli

Ylli i futbollit, Mohamed Salah ka bërë të ditur se ai e dëshiron qëndrimin te Liverpooli, por kërkon që t’i plotësohen disa kërkesa.

Football Insider raporton se egjiptiani ka kohë që është në bisedime me The Reds për të nënshkruar kontratën e re, e cila skadon në 2023 dhe Liverpooli nuk dëshiron ta humbë atë.

Sipas raportimeve, lojtari ka bërë të ditur se kërkon afro 600 mijë euro në javë, për ta rinovuar kontratën me klubin.

Bordi i klubit anglez nuk është i gatshëm të ofrojë atë shumë, ndërsa Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Liverpooli është në presion të lartë, ndërsa egjiptiani po njeh një shpërthim kohët e fundit, duke u kthyer në shtyllën e skuardës.

Salah shënoi dje 3 gola ndaj Manchester United, duke u shndërruar në futbollistin e parë pas 18 vitesh që shënon një “hat trick” nga viti 2003, ku një yll i Real Madridit kryente të njëjtën kryevepër. Ai u bë gjithashtu edhe afrikani me më shumë gola të shënuar në Premier League