zoom

Bota

Suedia zyrtarisht në NATO. Shteti i 32-të i Aleancës

Suedia është tashmë zyrtarisht anëtar i aleancës ushtarake perëndimore, NATO.

Lajmin e dha sekretari i aleancës, Jeans Stoltenberg, i cili e quajti një ditë historike. “Tashmë Suedia do të ketë vendin e saj në tavolinën e NATO-s”, tha Stoltenberg duke theksuar se për herë të parë Suedia “humb” neutralitetin.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka qenë sot në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje. Flamuri i shtetit nordik do të ngrihez pranë 31 flamujve të tjerë.

Postime të lidhura