zoom

Bota

STUDIMI/ Një në 200 njerëz që përdorin kanabis përjetojnë psikozë

Qoftë për qëllime rekreative, i konsumuar si produkt medicinal apo edhe i marrë nën mbikëqyrje në studime eksperimentale, kanabisi mund të ketë një efekt anësor të rëndësishëm në tru.

Sipas një analize të re të gjerë të publikuar në “Nature mental health”, një në 200 njerëz mund të vuajë një episod psikoze pas përdorimit të produkteve të kanabisit.

Mbi 140 studime dhe më shumë se 200 mijë njerëz u analizuan nga autorët për të arritur në një verdikt të mbështetur sa më shumë nga të dhëna solide: deri më tani asnjë hulumtim nuk ishte përpjekur të bashkonte të dhënat shumë heterogjene të shumë studimeve që trajtuan këtë temë dhe të cilët deri më tani kanë treguar shkallë të psikozës që variojnë nga 1 deri në 70 për qind te përdoruesit e produkteve të kanabisit.

Analiza e re në numra shumë të mëdhenj që krahason gjithashtu njerëz dhe kontekste të ndryshme përdorimi, tregon një rrezik të episodeve të psikozës me paranojë dhe haluçinacione prej rreth 0.5 për qind për këdo që përdor kanabis në çfarëdo kapaciteti, madje edhe si përdorim i kontrolluar në studimet klinike eksperimentale./ Përkthyer nga “Corriere.it”