zoom

Stil

Studimi: Marrëdhëniet seksuale çelësi për të jetuar 100 vite!

Të jetuarit për dekada, shihet si një arritje e jashtëzakonshme, imagjinoni kur themi 100 vite! Duket si diçka fenomenale, por që në botë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Sipas të dhënave nga Population Division of the United Nations, në SHBA deri para dy vitesh jetonin rreth dy herë më shumë njerëz mbi 100 vjeç.

Nëse doni të jeni një prej tyre dh ta ktheni të jetuarit deri në këtë moshë në një objektiv të arritshëm, atëherë ka diçka që duhet ta bëni.

“Jetëgjatësia është shpesh një dëshirë personale dhe zakonisht, sa më i shëndetshëm të jeni në një moshë të madhe, aq më gjatë doni të jetoni,” thotë Dr. Michael Krychman, një mjek obstetër gjinekolog. Ndonjëherë, marrëdhëniet njerëzore janë ato që ndërtojnë themelet e një jete të gjatë, por përtej kësaj ndikim ka edhe seksi.

Sa seks duhet të bëni në muaj?

“Bëni seks sa herë të doni”, thotë Jillian Amodio, ekspert i mirëqenies fizike. “Komunikimi në çift është gjithashtu i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë dëshiron dhe për çfarë ka nevojë çdo person në marrëdhënie.”

Në rregull deri këtu, por njerëzit duan të dinë numrin magjik. Në përgjithësi, çiftet bëjnë seks një herë në javë. Nuk ka asnjë frekuencë normale të pranuar, por disa studime tregojnë se çiftet që bëjnë seks të paktën një herë në javë janë më të lumtur.

Një studim ka zbuluar se çiftet bëjnë seks të paktën një herë në javë, pra katër herë në muaj dhe kjo është një shifër mesatarisht normale për të ndikuar në jetëgjatësinë e çiftit.

Kjo nuk do të thotë se ju mund të mos e “shkelni” këtë frekuencë, e cila shkon në raport me dëshirën tuaj, por katër herë në muaj sipas ekspertëve është një numër i pranueshëm e që ndikon në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njerëzve.