zoom

Stil

Studimi: Macet kanë rreth 280 mimika për të komunikuar mes llojit dhe me njerëzit

Një studim i ri tregon se macet kanë 276 mimika, si një formë komunikimi edhe me njerëzit.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornia kanë monitoruar shprehitë e fytyrës që ato i përdorin mes llojit.

Njerëzit kanë rreth 44 mimika. Shimpanzetë 357 të tilla.

Ata zbuluan gjithashtu se macet kanë disa shprehi të përbashkëta me njerëzit dhe mund t’i kenë marrë ato nga bashkëjetesa jonë 10,000 vjeçare!

Shkencëtarja Lauren Scott vizitoi një kafene bamirësie për macet në Kaliforni gjatë gjithë gushtit dhe qershorit.

Gjatë kësaj kohe studiuesi filmoi rreth 194 minuta shprehje të fytyrës së maceve – veçanërisht ato që i drejtoheshin maceve të tjera.

Lauren më pas analizoi pamjet me ndihmën e Brittany Florkieëicz – një psikologe e evolucionit- dikush që studion emocionet dhe sjelljet e llojeve të caktuara të kafshëve.

Çfarë zbuluan ata për shprehjet e fytyrës së maceve?

Ata zbuluan 276 shprehje të ndryshme të fytyrës në macet që kishin filmuar.

Secila prej shprehjeve të maces përbëhej nga një përzierje e katër nga 26 lëvizjet unike të fytyrës – si hapja e gojës, bebëzat e mëdha ose të vogla, pulsimet, shuplakat e hundës, lëvizjet e mustaqeve dhe pozicionet e veshëve.

Për krahasim, njerëzit kanë rreth 44 lëvizje unike të fytyrës, dhe qentë kanë 27, por numri i përgjithshëm i shprehjeve nuk dihet.

Nga shprehjet e regjistruara të fytyrës, rreth 45% mendohej të ishin miqësore, dhe 37% ishin më agresive ose të zemëruara, me 18% të mbetur një përzierje e paqartë e të dyjave.

Disa nga shprehjet miqësore të fytyrës së maces – ku goja e tyre ishte tërhequr mbrapa dhe nofulla e tyre hapej për të krijuar një buzëqeshje ose të qeshur – ishin të ngjashme me fytyrën qesharake të bërë nga njerëzit, qentë, majmunët dhe kafshët e tjera.

Studiuesit nuk e dinë ende saktësisht se çfarë po përpiqeshin t’i thoshin macet njëra-tjetrës përmes këtyre shprehjeve të fytyrës, por ata shpresojnë që hulumtimi i tyre mund të ndihmojë pronarët e kafshëve shtëpiake dhe strehimoret e kafshëve të kujdesen dhe të kuptojnë më mirë marrëdhëniet e tyre me macet e tjera./BBC