Aplikacion
Sipas studiuesve amerikanë që mbajtën nën monitorim zakonet e pirjes së pothuajse 2,000 të rriturve, u zbulua se ata që pinë birrë kishin konsumin më të lartë të kalorive ditore dhe nivelin më të ulët të aktivitetit fizik.
Kjo, thanë ekspertët, i shpie adhuruesit e birrës në një rrezik më të lartë të obezitetit dhe sëmundjeve që lidhen me të.
Autori kryesor i studimit dhe studiuesi në mjekësinë e brendshme në Universitetin Tulane, Dr Madeline Novack, tha se efektet negative të alkoolit të tepërt, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, shpesh mund të përkeqësohen nga dietat e dobëta.
Vera, veçanërisht vera e kuqe, shpesh shoqërohet me vakte më të balancuara që përmbajnë mish, perime dhe bulmet, tha Dr Novack.
Në të kundërt, birra zgjidhet shpesh në mjedise ku ushqimet priren të jenë të ulëta në fibra dhe të pasura me karbohidrate dhe mish të përpunuar.
Ushqimet e skuqura ose të kripura, që dehidratojnë konsumatorët, mund të shoqërojnë gjithashtu konsumimin e birrës.
Konsumatorët e birrës gjithashtu raportuan se kishin ngrënë më shumë kalori dhe bënin më pak stërvitje.
Sipas Dr Novack, ata kishin më shumë gjasa të ishin meshkuj, më të rinj, duhanpirës dhe me të ardhura të ulëta.
Eskpertët pajtohen se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë përgjithmonë mëlçinë, të shkaktojë një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse dhe të rrisë presionin e gjakut.
Alkooli sforcon muskulin e zemrës dhe mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare (CVD), e cila rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Pirja e tepërt , ndonjëherë e përcaktuar nga konsumimi i pesë pijeve brenda dy orëve, mund të bëjë që zemra të rrahë në mënyrë të parregullt, duke shkaktuar simptoma si frymëmarrje e rëndua, lodhje dhe rritjen e presionit të gjakut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se alkooli vret tre milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.
Ledri fajëson Sarën për ndarjen: Nëse do ishte më private, sot do ishim ende bashkë