Aplikacion
Preken të gjitha këto duke krijuar vërtet varësi, që në rastet më të rënda çon në izolim total të personit.
Janë analizuar të dhënat e 237 adoleshentëvetë diagnostikuar me varësi ndaj internetit, që karakterizohet nga një paaftësi për t’i rezistuar impulsit për të përdorur internetin dhe që ndikon negativisht në mirëqenien e personit. Por edhe në jetën sociale, akademike dhe profesionale. Nga rezonancat magnetike të trurit rezulton se efektet mbi mënyrën e të funksionuarit janë mjaft të ngjashme me ato që vërehen kur ka abuzim me drogat apo alkoolin.
Në funksionet që preken direkt janë humbja e koordinimit fizik, memorja afatshkurtër, kontrolli i impulsive, kapacitetit i përqendrimit dhe aftësia për të marrë vendime, motivimi dhe përpunimi i informacioneve.
Pra varësia nga interneti, pavarësisht se është një term i ri pasi i tillë është relativisht edhe fenomeni, në të ardhmen duke u bazuar në këto ritme, do ndikojnë vërtet negativisht dhe me pasoja afatgjata tek njeriu. /ZOOM.AL/