zoom

Të gjitha

“Kam shumë femra në jetën time…”/ Stresi bën “lëmsh” rrjetet sociale për lidhjet e tij

Reperi Stresi i ka bërë lëmsh të gjithë teksa postoi një video të një vajze misterioze në Insta Story. Por jo vetëm kaq në postimin e radhës ka sqaruar situatën duke shkruar- “Mos u keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses, mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen”.

Por në shkrimin e tij ra në sy dhe diçka tjetër që dukej si një mesazh për ishin e tij- “Do thoni ju kujtimet mbesin. Hahahahah po mbesin një *** i madh”.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-26-at-5.30.59-PM.mp4?_=1

Por Stresi nuk e ka lënë me kaq situatën. Ai gjithashtu ka postuar një video tjetër duke dhënë sqarimin e tij për spekulimet që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij private. Ai ka thënë se nuk ndodhet për momentin në një lidhje as me vajzën në fjalë që kemi parë në video.

Madje ai shton se është i lidhur me shumë femra dhe është koha ti heqim aludimet dhe cdo kush duhet t’a jetojë jetën personale si do vetë. Stresi nuk është mjaftuar me kaq pasi i është drejtuar me ironi dhe ish-ave duke ju bërë “të fala”. Nuk është e qartë se kujt po i drejtohet Stesi me këtë video por dimë që na bëri akoma më lëmsh./L.K

/Zoom.al