Aplikacion
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesën për rishqyrtim të vendimit në lidhje me shkarkimin e ish-prokurores katër vite më parë, teksa beteja ndoqi edhe rrugën e Gjykatës Evropiane.
Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, edhe pse nuk e ndryshonte verdiktin e Vettingut. Por Sevdarasi ndoqi rrugën e ankimimit edhe për rikthim në detyrë.
GJEDNJ vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”. Strasburgu vlerësonte se kjo nuk ndryshonte verdiktin e Vettingut për largim nga drejtësia, por mund të rishikohej me trupë tjetër.
Vendimi:
“Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.
Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Po sipas komisionerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.
Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se GjEDNj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cenuar nenin 8.
Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional. Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfirmuara nga Komisioneri, analizimi i situatës juridike, verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.
Kolegji arrin në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë. Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë.
Kolegji vendosi: Lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK”. /ZOOM.AL/