Aplikacion
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Stoltenberg tha se Shqipëria është një aleat i vyer, me një historik të gjatë për mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg tha po ashtu se aleanca është krah Shqipërisë, ndërsa me presidentin Begaj u shpreh se kishte folur edhe për investimin në bazën e Kuçovës.
“Edhe NATO nga ana e vet është e angazhuar ndaj Shqipërisë. Aleatët ishin pranë jush pas sulmeve kibernetik e të vitit të shkuar dhe ekspertët e NATO-s ofruan mbështetjen urgjente. Ne po investojmë gjithashtu në bazën ajrore të Kuçovës që do të rrisë sigurisë tuaj ajrore”, tha Sekretari.