zoom

Bota

“Starbucks” mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka mbylllur të gjitha piakt e saj në Rusi dhe nuk do të ketë më prani të markës atje.

Nëpërmejt një deklarate për shtyp kompania e kafesë thotë se ka 15 vjet që operon në Rusi dhe tani ka mbyllur 130 kafenetë e saj të licencuara në vend. Starbucks i bashkohet kompanive të tjera si McDonald’s dhe Exxon Mobil për të hequr plotësisht biznesin e saj nga Rusia.

Starbucks thotë se do të mbështesë 2,000 punëtorët e saj në Rusi, duke përfshirë pagën për gjashtë muaj dhe ndihmën për partnerët për të kaluar në mundësi të reja jashtë Starbucks.

Kjo vjen pasi CEO i Starbucks Kevin Johnson tha në mars se kishte pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgimin e të gjitha produkteve të Starbucks.