Aplikacion
“Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “Neë York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.
Diktatori koreano-verior, gjyshi i të cilit krijoi shtetin e ri pas Luftës së Koresë, gjithmonë akuzon Jugun për stilin dekadent të jetesës, të kopjuar nga Perëndimi. Edhe pse ai dhe familja e tij janë parë shpesh të konsumojnë produkte luksoze, Kim prezantohet si nacionalist dhe ruajtës i traditave koreane.
Media shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur “Squid Game” si shembull të natyrës kafshërore të shoqërisë kapitaliste të Koresë së Jugut, ku njeriu është asgjësuar nga konkurrenca e tejskajshme.
“Zaho Koka dha informacion për Olsi Ramën”/ SPAK rrëzon Berishën: Nuk ka asnjë denoncim