Aplikacion
Në një konferencë për mediat, teksa bëri publike shifrat Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi sqaroi se PD ka 7646 delegatë. Sipas tij 5259 prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe nuk kanë kërkuar thirrjen e një Kuvendi. Numri dy i demokratëve shpjegoi se ka nga ata delegatë që kanë firmosur për Sali Berishën, pasi e kanë gjykuar të nevojshme thirrjen e Kuvendit.
“Procesi i konfirmimit të pjesëmarrjes nënkupton se në cilin apo kush është Kuvendi legjitim i një partie. 5259 kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe nuk kanë kërkuar thirrjen. Nuk është sekret që një pjesë prej anëtarëve kanë deklaruar se mund të kenë firmosur për thirrjen e kuvendit se kanë gjykuar që kishte nevojë për Kuvend, por nuk mbështesin as retorikën përçarëse dhe kanë zgjedhur të marrin pjesë në Kuvendin e demokratëve. 7646 janë në total delegatët e PD.
Për ta vazhduar logjikën që njëra nuk kundërshton tjetrën konfirmimi për të marrë pjesë heqjen dorë nga ajo kërkesë edhe për ata që kanë firmosur për të thirrur kuvendin. I vetmi problem i Berishës ishte pushteti”, shprehet Bardhi.