zoom

Aktualitet

Spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët, panik te pacientët. Ja çfarë dyshohet për shkakun

Një ngjarje dramatike ka ndodhur pak minuta më parë, për fat të mirë deri tani pa viktima.

Pavioni i Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët në rrethana dhe shkaqe që po hetohen nga policia vendore.

Zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve dhe paraprakisht besohet se shkak ka qenë shkëndija elektrike tek pajisja ngrohëse e lënë ndezur.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gjithsesi hetimet për ngjarjen janë ende aktive, teksa paniku te pacientët dhe familjarët ka qenë i madh. Situata mbetet në përditësim/ /ZOOM.AL/