zoom

Lajme

Spektakël në Madrid/ Mbappe “shpartallon” mbrojtjen e Man City, trefishon rezultatin

Real Madrid ka trefishuar rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Manchester City-t.

Një aksion i orkestruar perfekt nga Bellingham, Vinicius Jr dhe Rodrygo teksa francezi ka pritur pasimin final, ka rregulluar topin, ka nxjerrë blof Gvardiol duke shënuar më pas lehtësisht golin e 3-0.

Ky ishte goli i dytë i mbrëmjes për Mbappen i cili i dha fillimisht avantazhin spanjollëve në minutën e 4-t me një tjetër gol të bukur.