zoom

Sport

Spektakël në Laç e Tiranë! 14 gola në dy ndeshje

14 gola në dy ndeshje! Vllaznia dhe Tirana i dhanë Superligës një start spektakolar këtë të shtunë.

Shkodranët fituan në sfidën tenistike në Laç. Plot 8 gola u shënuan në këtë takim, gjashtë prej të cilëve vetëm në pjesën e parë, që u mbyll në barazim 3-3. Golat për laçianët u shënuan nga Zarubica 35′, 39, Lushkja 45+1′. Ndërsa për kuqeblutë Latifi 11′, Da Silva 25′, Aralica 41′. Fitorja u vulos nga Gurishta, që kaloi Vllazninë në avantazh në nisje të pjesës së dytë dhe Kaina, që shënoi në minutat shtesë.

Tirana mposhti 4-2 Skënderbeun. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Golat u shënuan nga Behiratche për Tiranën dhe Jean Victor për Skënderbeun. Në të dytën, dy gola të Ngo dhe një i Limajt çuan rezultatin në 4-1 për bardheblutë, ndërsa për Skënderbeun shënoi golin e dytë Mensah në minutën e 90.

Tirana dhe Vllaznia i bashkohen Teutës me pikë të plota në javën e parë. Durrsakët nisën me fitore mbrojtjen e titullit, teksa mposhtën 1-0 Partizanin.