Aplikacion
“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka thirrur ambasadorët e të dyja vendeve. Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, njoftoi ministria izraelite.
Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen, masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.Spanja pritet të njohë pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk mbështetet nga Bashkimi Europian.