Aplikacion
Partnerja e Cristiano Ronaldo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e 11-vjeçarit, Kristian dhe 10-vjeçares Amantia Toska.
Kujtojmë se dy fëmijët shqiptarë janë marrë nga babai i tyre më 17 janar të këtij viti. Familja shqiptare jetonin në Gjermani në momentin kur burri ka marrë fëmijët dhe është larguar nga banesa. Mësohet se ai është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban dy të mitur të fshehur.
Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.
Vrasja në Ndroq, autori dëshmon në polici: Më ofendonte vazhdimisht, e kam mbajtur me bukë