Aplikacion
Ky portal ka publikuar prej dy ditësh një listë që pretendon se është marrë nga zyrat e PS dhe përmban të dhëna personale të qytetarëve, pë t’i përdorur për qëllime elektorale.
Prokurorët e SPAK kanë kërkuar severin me të dhënat e publikuara.
Lapsi.al ka sqaruar se listat i ka marrë nga një anëtar i PS, i cili ka treguar se në zyrat e Partisë Socialiste gjenden servera të lidhur me portalin e-Albania nga ku janë marrë të dhënat personale të mbi 900 mijë votuesve të Tiranës.
Nisur nga këto të dhëna, vajtja e SPAK në zyrat e portalit përpara zyrave të PS, duket e pakuptueshme.
Nëse serverat kanë ekzistuar me të vërtetë në PS, ata që e kanë ngritur strukturën kanë pasur kohën e mjeftueshme për t’i larguar ato.
Për këtë çështje sesitive po flitet prej dy ditësh dhe vajtja e SPAK në zyrat e Lapsi.al është veprimi i parë i kësaj prokurorie.
Sipas të dhënave të publikuara nga portali, në listat e PS figurojnë edhe të dhënat personale të kreut të SPAK, Arben Kraja dhe të gjithë prokurorët e tjerë të prokurorisë. /Zoom.al