zoom

Aktualitet

SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkon dënimin me burg për ish-drejtoreshën e ARRSH

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato dhe 9 të pandehurit e tjerë, që akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

SPAK kërkoi dënimin e saj me 1 vit burg, si edhe të mos ushtrojë për 5 vite funksione publike.

Ndërsa për të pandehurit e tjerë kërkoi:

-Simon Prendi, dënim me 2 vite burg dhe 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

-Erdit Salillari, dënim me 9 muaj burg dhe 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

-Admir Pahumi, dënim me 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotesues.

-Nikollaq Mihali, dënim me 8 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.

-Miranda Shkurti, dënim me 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike

– Arbër Troka, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik

-Almir Hoxhaj, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik

-Elona Gogo, dënim me 1 vit burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

-Arjana Hasani, dënim me 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publik

PRETENCA E SPAK

KËRKOJMË:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila Qato, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurës me 1 (një) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurës Sonila Qato edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim dhe nga personi që ka për detyrë ti lëshojë ato të parashikuara nga nenet 186/2 i K.Penal dënimin me 8 (tete) muaj Burgim
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 186/3 i K.Penal dënimin me 1 vit Burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 të Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim,
  • Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Simon Prendi me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Simon Prendi edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Elona Gogo, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me Elona Gogo me 1 (një) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehures Elona Gogo edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit Salillari akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 9 (nente) muaj burgim;
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Erdit Salillari edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Pahumi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 (nje) vit burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Admir Pahumi edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikollaq Mihall, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, c parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Nikollaq Mihali, edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Miranda Shkurti, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurës me 8 (tete) muaj burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Miranda Shkurti edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal kërkojmë të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Miranda Shkurti, duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 16 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Troka akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj Burgim
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Troka akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 vit e 6 muaj Burgim.
  • Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Arbër Troka me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Arbër Troka edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Almir Hoxhaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj Burgim
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Almir Hoxhaj akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 vit e 6 muaj Burgim.
  • Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Almir Hoxhaj me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Almir Hoxhaj edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
  • Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Arjana Hasani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurës me 8 (tete) muaj Burgim
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjana Hasani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurës me 1 vite 6 muaj Burgim.
  • Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Arjana Hasani, me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Arjana Hasani, edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pese) vjet.
  • Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal kërkojmë të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Arjana Hasani, duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 4 (kater) vite, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
  • Shpenzimet proceduriale të hetimit, si dhe ato të gjykimit të paguhen solidarisht nga të pandehurit.

Postime të lidhura