Aplikacion
Për këtë arsye, SPAK njoftoi këtë të premte se ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ngritura në padi në kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë“, thuhet në përgjigjen e SPAK
Gazment Bardhi e paditi Olsi Rampn në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.
Kjo u shndërrua edhe në një çështje politike sepse nuk munguan akuzat mes kryeministrit Edi Rama dhe demokratit Gazment Bardhi. Me bindje, Rama u shpreh se vëllai i tij do të dilte i pafajshëm nga kjo çështje, ndërsa kjo nga ana e Bardhit u lexua si përpjekje e kryeministrit për të intimiduar SPAK.