zoom

Lajme

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit për shpifje ndaj Edmond Sulës! GJKKO merr vendimin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi të shpallet fajtor për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës. Ndërsa për akuzën e fyerjes SPAK ka kërkuar të shpallet i pafajshëm pafajësi.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SkyEcc të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Edmond Sulaj paditi Gazment Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se ai ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

Por Gjykata e Posaçme mori vendimin për ta shpallur të pafajshëm kreun e Grupit të PD-së.

“SPAK me shkresë zyrtare konfirmoi që të gjitha deklaratat e Gazment Bardhit kanë qenë të sakta, të vërteta dhe Bardhi  iu ishte referuar vetëm materialeve dhe dokumenteve zyrtare

Gjykata iu referua ligjit dhe provave e vendosi ta shpallë të pafajshëm duke provuar që Gazmentr Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare”, tha avokati Marash Logu.

Postime të lidhura