zoom

Aktualitet

SPAK kërkon dënimin me 3,5 vite burg për ish-kryebashkiakun Lefter Alla. Pretencë dhe vartësve

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën në GJKKO, për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke kërkuar dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burg.

Por sipas procedurës penale, nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite te mos ushtroje asnjë funksion publik.

Ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi, kërkohet 3 vite burg me gjykim të shkurtuar i kthyer në 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Rubin Kola me 2 vite burg me gjykim te shkurtuar i kthyer në 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik.

Teksa po jepet pretenca edhe për personat e përfshirë në dosje, mes tyre edhe kushëriri biznesmen i Allës, e që sipas SPAK ka përfituar tenderin abuziv të ujësjellës-kanalizimeve Bulqizë, me vlerë 2,8 mln euro.

Pas pretencës pritet të dëgjohen konkluzionet e palës mbrojtëse, para se të jepet vendimi. Alla qëndron i paraburgosur që nga fillimi i këtij viti. /ZOOM.AL/