zoom

Politikë

SPAK kërkon arrestimin e tij, por seanca u shty dy ditë radhazi! Ç’do ndodhë me Berishën

Seanca për Sali Berishën ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e tij është shtyrë për dy ditë radhazi.

Ndërkohë seanca tjetër do të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për fatin e tij.

Megjithatë avokatët e ish-kryeministrit kanë depozituar sërish një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja, pasi GJKKO e rrëzoi.

Avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë për marrjen e provave, audion e seancës dhe procesverbalet për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka.