Aplikacion
Kur u njoftua aksioni i SPAK ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe 5 biznesmenëve të lidhur me ta, Ajola Xoxa ndodhej në Romë.
Zoom.al mëson se ajo ishte në Itali për vizita mjekësore. Rreth orës 20:00 Ajola Xoxa pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, për t’iu nënshtruar më pas masën e sigurisë të vendosur nga SPAK.
Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Mes të tjerash, SPAK faktoi për të se ka bërë blerje online në vlerën e 86 milionë lekëve për veshje dhe bizhuteri, por nuk i ka deklaruar ato.