zoom

Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin, Monika Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkon kthimin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, vë në lëvizje Gjykatën e Lartë me rekurs dhe kërkon kthimin e një telefoni celular, që i është sekuestruar në shtëpinë e nënës së saj.

Burime nga institucioni bëjnë me dije se GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kanë rrezuar kërkesat e Kryemadhit dhe tani çështja pritet të shqyrtohet ne Gjykatën e Lartë.

Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht kryetar i PL-së dhe bashkëshortja e tij janë nën hetim nga SPAK.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Halit Valterit në lidhje me kontratat e lobimit me SHBA. Ndërkohë, Ilir Meta po hetohet edhe për çështjen CEZ-DIA.

Të dy i kanë mohuar pretendimet dhe zërat, duke u shprehur se ka sulme të qarta politike për t’i dëmtuar dhe mbuluar skandalet qeveritare që deoncohen nga Partia e Lirisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura