zoom

Lajme

SPAK i dha leje, Berisha jep detaje nga udhëtimi jashtë Shqipërisë: Kisha plan takim me emigrantët

Pak ditë më parë Sali Berisha mori leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU.

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se është i ftuar si kryetar partie. Edhe pse më herët kishte thënë se do takonte emigrantët shqiptarë atje, ai tha se e ka anuluar për shkak të kohës së kufizuar.

Berisha garantoi se do të shkojë sërish në Gjermani për të takuar emigrantët, por po ashtu tha se do të shkojë edhe në vendet e tjerë për të kërkuar votën e diasporës.

Sali Berisha: Jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në Kongresin Elektoral të CDU. Ky kongres është një ditor, janë të ftuar kryetar të partive anëtarë të Partisë Popullore dhe unë do shkoj të marrë pjesë. Mendova që të organizoj ndonjë takim me shqiptarët, por koha nuk më premton dhe do shkoj ndonjëherë tjetër ti takoj.

Postime të lidhura