zoom

Aktualitet

SPAK dërgon në gjyq ish-drejtorët “5D” të bashkisë së Tiranës

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe dërgoi në gjykatë dosjen për drejtoret e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Ata akuzohen se janë përfshirë në korrupsion e pastrim parash. Po kështu, në gjykatë u dërgua edhe dosja për Taulant Tushën, edhe ai ish -drejtor i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës. Bashkë me zyrtarët e tjerë, Albano Janku, Enton Punavija, Julian Zanaj, Nestor Muhametllari, ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera, nga Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Postime të lidhura