zoom

Aktualitet

SPAK 24 masa sigurie ndaj stafit dhe pedagogëve të Bujqësorit, Rama: Pa gyq! Rektori flet për një keqkuptim të madh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëshimit të 24 masave të sigurisë ndaj stafit dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor.

Rama u shpreh se masat e sigurisë u lëshuan nga SPAK pa gjyq, duke shtuar se bëhet fjalë për disa procedura të disa viteve me parë.

Por, Rama shprehet se rektori Fatbardh Sallaku ” flet për një keqkuptim shumë të madh” dhe sipas tij kërkon të dëgjohet publikisht.

Reagimi i Ramës:

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺

Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

Postime të lidhura