zoom

Politikë

Sot shkojnë në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka, radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e kanë sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Kryetari i PD-së dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penalë.

Basha e Bardhi do të duhet të përgjigjen dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimin e bombolave antizjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.