zoom

Aktualitet

Sot priten reshje shiu, çfarë ndodh me temperaturat

Dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në orët e mesditës.

Më pas, vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për reshje të dobëta e lokale, të shtrira në zonën malore.

Herë pas here do të marrin edhe formën e rrebesheve të izoluara të shiut.

Sipas MeteoAlb, në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë