Aplikacion
Skuadrat shqiptare kanë treguar rritje në nivel loje dhe për këtë fakt, vlen të përmendet fakti se katër prej tyre do të luajnë në Europë.
Edhe mediat greke i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke shkruar se Deçiç i Tuzit (Mali i Zi), Egnatia e Shqipërisë, Ballkani (Kosova) dhe Struga (Maqedonia) do të përfaqësojnë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.
Deçiç do të sfidojë TNS në Champions League, skuadër kjo nga Uellsi. Ballkani i Ilir Dajës përballet me Santa Colomën e Andorrës.
Egnatia mat forcat me boshnjakët e Banja Luca, kundërshtar ky mjaft i fortë. Ndërsa Struga “gjen” sllovakët e Slovan Bratislava. Ky sezon ka edhe një format të ri të kompeticionit, ku disa shtete përfaqësohen me nga 5 skuadra në pjesëmarrje direkte në grupe. /ZOOM.AL/