zoom

Lajme

Sot nis sesioni i ri parlamentar, Bardhi rendit kërkesat e PD

Këtë të hënë nis sesioni i ri parlamentar.

Gjatë paradites u mblodh Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar axhendën e punimeve të Kuvendit.

Pas kësaj mbledhjeje, grupet parlamentare të partive politike u mblodhën për të diskutuar se çfarë qëndrimi do të mbajnë gjatë sesionit të ri dhe cilat do të jenë objektivat.

Kërkesa parësore e Partisë Demokratike do të jetë zgjedhje të lira e të ndershme, duke u gjendur përpara një viti zgjedhor.

“Sesioni i ardhshëm parlamentar do të udhëhiqet nga një parim i thjeshtë, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi kryesor i agjendës tonë parlamentare dhe aksionit tonë do jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë problem gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës se kurrë nuk është zhvilluar procesi normal zgjedhor. Për herë të parë nuk ka patur asnjë reformë kuptimplotë zgjedhore”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.