Aplikacion
Silvinjo tashmë ka gati formacionin që do të hidhet në fushë mbrëmjen e sotme, për të sfiduar çekët vendas.
Ekipi do të nisë sfidën e tretë në rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.
Silvinjo foli të enjten për vështirësinë e madhe që sfida e sotme ka, si dhe për përgatitjen e fortë për të marrë rezultat pozitiv, pasi luhen dy takime jashtë vendit.
“Kemi nesër një sfidë të vështirë. Luajmë përballë një skuadre të fortë dhe të ashpër. Ka tranzicione shumë të shpejta, Cerny është një prej tyre, sulmuesi i tyre është një sulmues i fortë, megjithatë ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën”, tha ai.
Më tej shpjegoi edhe vështirësitë teknike dhe mungesën e kohës:
“Puna e Kombëtare është e vështirë. Kishim pak kohë për t’u përgatitur për dy transferta të vështira, megjithatë deri më tani e kemi mbyllur formacionin. Na pret një lojë e bukur, një ambient i bukur, kemi realizuar disa stërvitje dhe duhet të futemi në fushë për të arritur rezultat maksimal”.
Shqipëria luan sot me mungesë të kapitenit Gjimshiti dhe të Uzunit.
Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola.
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë