Aplikacion
Leverkusen pret West Ham sot në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Trajneri i “aspirinave”, Xabi Alonso tha në konferencë se skuadra është gati dhe se do bëjë maksimumin për të triumfuar. “Jemi në çerekfinale të kësaj gare dhe duam të përparojmë. Kemi ende kujtimin e gjysmëfinales së fundit kundër Romës dhe duam të arrijmë në këtë fazë dhe për këtë duhet të luajmë mirë dhe me stilin tonë në shtëpi dhe në Londër javën e ardhshme. Të gjithë lojtarët janë gati dhe ne jemi shumë të emocionuar”, tha Alonso.
Kurse trajneri i Romës, De Rossi, u shpreh para ndeshjes ndaj Milanit në Europa League se nuk firmos për barazim.
“San Siro ishte stadiumi që doja ta rishikoja sërish, më vinte keq që Roma kishte luajtur tashmë këtu ne kampionat. Pastaj fati na lejoi të ktheheshim, të luajmë në stadiumin ku më jep diçka ndryshe, ashtu si Olimpico dhe Bombonera. Ky stadium shkëlqen me lavdi, ka pasur lojtarë të mëdhenj, futboll të mrekullueshëm. Jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Milanit, kanë lojtarë që lëndojnë këdo, nuk e zbuloj une. Kane kaluar momente te veshtira po kur jane mire mund t’i hapin probleme kujtdo. Ne duhet të arrijmë në momentet e duhura në pozicionet në të cilat lojtarët e Milanit preferojnë të luajnë. E njoh Piolin prej një kohe të gjatë: ai u rrit duke stërvitur skuadrat e vogla, pastaj kalimi te Lazio, më pas fitoi Scudetton me cilësi të jashtëzakonshme dhe pune te pabesueshme; ai ka evoluar gjithmonë, është përmirësuar gjithmonë si trajner. Ekipi i tij luan futboll, janë harmonikë ne levizjet e tyre.