zoom

Aktualitet

Sot merrni çadrat me vete, do ketë reshje shiu në mbarë vendin

Këtë të premte moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë.

Duke filluar pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet intensive 12-18m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.