Aplikacion
Varrimi i 14 viktimave të tjera të gjenocidit do të bëhet në Potoçari. Viktima më e vjetër që u varros ishte 68 vjeç, ndërsa më e reja ishte 17 vjeç.
Ky është përvjetori i parë që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutë që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.
Maqedonia ishte një nga 84 vendet që votuan Rezolutën, por sipas informacioneve të fundit nga Qeveria e re, për momentin nuk ka asnjë program të planifikuar dhe as buxhet për aktivitete.
Këshilli Kombëtar Boshnjak (KKB) sot në Shkup do të organizojë “Marshimin për Srebrenicën”. Marshi do të fillojë në ora 18:00 nga “Vero Park” në Çair, do të vazhdojë përgjatë bulevardit “John Kennedy”, Çarshia e Vjetër, Sheshi “Filipi II” dhe përfundon në Sheshin “Maqedonia” në orën 19:00. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës