zoom

Bota

Sot eklipsi i plotë diellor! Çfarë do ndodhë, efektet dhe ku mund ta ndiqni LIVE…

Një eklips i plotë diellor pritet të ndodhë, ditën e sotme, e hënën 8 prill. Një dukuri që ndodh vetëm një herë në 4 shekuj dhe ku Hëna zë plotësisht Diellin.

Do të prekë kontinentin e Amerikës Veriore tërësisht, me vende si Meksika, Amerika Qendrore, Kanadaja dhe SHBA-të. Më i fundit gati i plotë ka ndodhur në vitin 1970, ku ka prekur po Amerikën e Veriut kryesisht.

Siç ekspertët e fushës raportojnë, ky eklips do të jetë i dukshëm në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke pasur mundësinë kështu ta shohin rreth 32 milionë njerëz në SHBA.

Sipas NASA-as, do të zgjasë deri në 5 minuta, teksa eklipsi do të zhvillohet rreth orës 18:38 pasdite deri në orën 21:52, (me orën Europiane), pra mbi 3 orë. SHBA-të kanë kaluar Gardën e Ushtrisë në gatishmëri të plotë, teksa ende nuk dihet se çfarë efektesh do sjellë një eklips tërësisht i plotë, sepse nuk ka të dhëna të detajuara se çfarë ka ndodhur herën e fundit, pra 4 shekuj më parë.

Rekomandohet të mos dilet jashtë, të shmangen lëvizjet dhe shikimi i Diellit pa syze, temperaturat do pësojnë rritje dhe kafshët do çorientohen. Rekomandohet edhe përdorimi i syzeve të posaçme nëse ndiqet ky fenomen astrologjik dhe astronomik.

Eklipsi do të transmetohet nga Agjencia Amerikane e Hapësirës në faqen e internetit të NASA-s dhe në YouTube, në videon e mëposhtme :