Aplikacion
Pyetjes së parë të sondazhit, që lidhej me besueshmërinë e zbatimit të programeve/premtimeve ekonomike pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga qeverisja politike, 76% e bizneseve u përgjigjën, që nuk kanë besim ose kanë shkallë shumë të ulët besimi.
Pyetjes së dytë të sondazhit, që lidhej me ndikimin e vendimeve dhe/ose premtimeve me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit heqje/nxjerrje nga skemat e pagesave të detyrimeve fiskale të kategorive të biznesit të vogël, 69% e bizneseve të pyetura u përgjegjën, që janë të dëmshme ekonomikisht në afatgjatë, prishin konkurencën e lirë në treg dhe do shtojnë informalitetin.
Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime apo agroindustri. ©Zoom.al
Hije dyshimi nga Elbasani/ Gledian Llatja blen 130 milionë lekë pajisje fonie për Këshillin Bashkiak