Aplikacion
“Gallup” është një kompani amerikane analitike me qendër në Uashington, e themeluar nga George Gallup në vitin 1935. Kompania njihet për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën.
“Më shumë se gjysma ose 55% e shtetasve amerikanë thanë se nuk e miratonin operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza, ndërsa 36% pajtoheshin me të”, sipas sondazhit, i cili anketoi 1 016 amerikanë këtë muaj.
Ndërsa 9% thanë se nuk kishin asnjë mendim për këtë çështje. Sondazhi tregon pakënaqësi në rritje mes amerikanëve me luftën e Izraelit në Gaza.
Një sondazh tjetër i “Gallup” në nëntor tregoi se 50% e amerikanëve miratonin veprimet e Izraelit në Gaza, ndërsa 45% nuk i miratonin ato dhe 4% thanë se nuk kishin asnjë mendim për luftën.
“Konflikti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 32 490 palestinezë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. /ZOOM.AL/