zoom

Bota

Sondazhet/ Kamala Harris në garë për presidente, rriten pikët për Trump

Shumë sondazhe në javët e fundit treguan se Kamala Harris performoi pak më mirë se Presidenti Biden në një garë hipotetike mes zëvendëspresidentes dhe Donald Trump.

Një sondazh i Wall Street Journal zbuloi se 35% e votuesve e shihnin në mënyrë të favorshme Harrisin në këtë garë dhe 58% e shihnin atë në mënyrë të pafavorshme, shifra të ngjashme me Biden.

Një sondazh i CBS-YouGov tregoi se Trump mund Harris me tre pikë diferencë dhe Biden me pesë pikë. Një sondazh i Reuters-Ipsos javën e kaluar tregoi se Harris dhe Trump ishin kokë më kokë.

Sondazhi i New York Times/Siena, i kryer përpara tentativës së fundit për vrasjen e Trumpit, tregoi se Harris ishte më mirë se Biden kundër Trump në dy shtete kritike për demokratët. Në Pensilvani, Harris pasoi Trump me një pikë dhe në Virxhinia, Harris qëndroi pesë pikë mbi Trump.

Një sondazh kombëtar i NBC News, i kryer gjithashtu përpara atentatit, tregoi se si Biden ashtu edhe Harris pasojnë Trump me dy pikë.

Nga ana tjetër, kompanitë e basteve shohin ende një shans të lartë për një fitore të Trump.