Aplikacion
Socialistët paralajmëruan se do të braktisin mbledhjen, ndërsa Ndreca tha se “po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve”.
“Ne nuk e vijojmë këtë mbledhje, ju po të doni vazhdoni”, tha Ndreca. Kurse Vokshi iu përgjigj: “Mos hajdeni me pyetje intimiduese. 5 minuta pushim!”.
Debati në mbledhje:
Vokshi: Kapaciteti profesional se përcaktoni ju.
Ndreca: Ju ndikoni te pyetjet dhe për rrjedhojë ndikoni te përgjigjet. Do të vazhdoj nëse siguroni që procesi të vazhdoj siç duket.
Vokshi: Vazhdoni me objektin.
Ndreca: Nuk keni të drejtë që të komentoni pyetjet e mia. Pyetjet e mia nuk kanë lidhje me jetën personale të zotit auditues, por me atë profesionale.
Vokshi: Vijoni me pyetet.
Ndreca: A e dëgjoni veten se ça thoni?! Zoti dëshmitar, pyetjet e mia kanë lidhje me formimin profesional tuaj, por s’po gjykoj gjë. Po ju rikujtoj që nuk mund të refuzoni pyetjet tona, por duhet të përgjigjeni. Jeni këtu në bazuar te dispozitat ligjore. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh