zoom

Lajme

Socialistët bojkotojnë, mbyllet pa nisur mirë mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë

Ndërsa sot ishte parashikuar që të mbahej mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, PS ka bojkotuar punimet, ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar ditë më parë me një shkresë zyrtare, duke dhënë disa shkaqe.

Kjo ka bërë që kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi të deklarojë mbylljen e mbledhjes. Vokshi tha se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja”, tha ajo.

Nënkryetari Plarent Ndreca akuzon se opozita ka përfshirë pika të padakordësuara në rend dite, teksa kërkon hetimin e koncesioneve në shëndetësi që nga viti 2006. /ZOOM.AL/