Aplikacion
“Ne jemi vëllezër, jemi familje kështu që ne kemi mësuar ta vlerësojmë njëri-tjetrin për çfarë ne bëjmë dhe ne kemi biseduar gjatë për respektin që ne kemi për njëri-tjetrin dhe mënyrën se si duhet t’i drejtohemi njëri-tjetrit në publik”,-ka thënë reperi.
Snoop madje pranoi se kishte gabuar për diss-in e tij. “E teprova. i kërkova falje dhe tani po përmirësohem. Unë bëj gabime,nuk jam perfekt”, është shprehur ai gjatë një interviste.
Miqësia mes tyre u prish pas Snoop Dogg nuk e shihte Eminem në listën e top 10 reperëve më të mirë në histori.
Të dy ata do të ribashkohen në eventin e Super Bowl Halftime Show 2022, së bashku me këngëtarë të tjerë si Dr Dre, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar.