zoom

Aktualitet

SMS-të mes dy punonjëseve të Ajola Xoxës: Janë vampirë, kur do ngopen

Janë publikuar komunikime mes dy punonjëseve të OJF-ve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYL-A-s Ina Goxhaj.

Dy punonjëset shprehen se pronarët faktikë të OJF-së janë të pangopur dhe vampirë.

Financierja dhe ish-drejtoresha shprehin shqetësimin se si do të justifikohen faturat fiktive, ndërsa theksohet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, se përfitimet e fondeve nga Bashkia e Tiranës do të shkojnë te përfituesit fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi.

Ina Goxhaj dhe Adela Kondakçiu zbulojnë se si funksionon me fondet pas kalimit të tyre në llogarinë e OJF-ve, të paktën në rastin konkret të “BYL- A”.

KOMUNIKIMET, FONDET E INSTITUCIONEVE KALOJNË NË LLOGARINË E OJF

-Ina Goxhaj: “Ka ndonjë të re nga ndërmarrja”.

-Adela Kondakçiu: “Ne duhet të bëjmë kalimet sot. Pra, fondet që janë marrë duhet të kalohen te personat që do paguhen dhe do të të kaloj edhe ty një pagesë”.

-Ina Goxhaj: “Uaaa me këtë lajm d.m.th. U këputa fare”.

Këtu komunikimi bëhet interesant dhe përkon me konkluzionet që organi procedues ka arritur në lidhje me një pjesë të mekanizmit që dyshohet se është përdorur nga shtetasit nën hetim, për të përfituar në fund shuma të hollash, të cilat burojnë nga financimet e sponsorëve për rastin e OJF-ve në menaxhim të shtetases Ajola Xoxa.

-Adela Kondakçiu: “Akoma s’e di a do t’i kthejmë këto fonde d.m.th., gjithsesi ti je rast i veçantë dhe do ta diskutoj me Ajolën”.

-Ina Goxhaj: “Mos më thuaj që do t’jua jap? Pse rast i veçantë unë?”

-Adela Kondakçiu: “Mundësia është që do na quhen si paga.”

-Ina Goxhaj: “Sepse s’ka kuptim Adela, është jologjike. Edhe pse nuk po investoj mjafton që bindem, që po firmos dhe ti e di që nesër pasnesër unë në fund përgjigjem për firmë.”

-Adela: “Ne qe jemi staf sikur kanë thënë që do na quhet pagë. Por Ajola nuk e dinte që BYL-A s’ka projekte. Dhe nuk paguan stafin.”

-Ina Goxhaj: “Të lutem sa i bie të kem unë?”

-Adela Kondakçiu: “D.m.th. rast i veçantë nuk je vetëm ti. Nga sa më lart, kuptohet qartë se pagesat vendosen nga Ajola Xoxa dhe ato bëhen në bazë të konsideratës nëse personi është apo jo ‘rast i veçantë’”.

-Ina Goxhaj: “Pagë minimale.”

-Adela: “Jam dhe unë. Se ne të dyja duhet të paguhemi nga BYL-A. Pagesa është rreth 26.000 lekë se do mbahen komisionet.”

-Ina Goxhaj: “Por të dyja do hidhen apo vetëm një?”

-Adela: “Do hidhen veç e veç.”

-Ina: “Të na hidhen dhe ato të ambasadës dhe ta flemë mendjen. Të mbyllim vrimat.”

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

KOMUNIKIMET,  FESTIVALI I DANCIT BASHKËKOHOR, KONTRATA ME MINISTRINË E KULTURËS

Nga komunikimet duket se shtetasja Ajola Xoxa aktivizohet përsëri për festivalin e dance-it bashkëkohor, për arsye se Adela Kondakçiu njofton Inën se po bëjnë një kontratë me Ministrinë e Kulturës për festivalin përsëri. Pra, nuk është Ina Goxhaj ajo që njofton financieren, por anasjelltas. Kontrata do të jetë për sponsorizim. Ina Goxhaj i përgjigjet se bëhet fjalë për atë të djeshmen që kishte të bënte me buxhetin që KISHTE çuar dje. Adela ia konfirmon dhe shton se që është aprovuar, ia kishte thënë Keti (Ketrina Braho). D.m.th., Ina Goxhaj si drejtoreshë ekzekutive e “BYL-A”-s njoftohet se është miratuar një projekt me Ministrinë e Kulturës nga punonjëse të Ajola Xoxës. Adela shton se kontrata po bëhet gati dhe se është shumë urgjente.

-Ina Goxhaj: “Unë nuk shkëputem dot. Mbas pune vij dhe e firmos. Por gjatë orarit vështirë sepse nëse lëviz i bie ta zëvendësoj sa orë mungoj. O sot o s’ka duhet?”

Këtu Adela i sugjeron të njëjtën metodë siç e kanë përdorur më parë me OJF-në tjetër që menaxhohet në fakt nga shtetasja Ajola Xoxa.

-Adela: “Atëherë mbase mund ta bëjmë me një prokurë për një person që ta firmosë në emrin tënd si bëjnë këto te ‘Harabeli’”.

-Ina Goxhaj: “Prokurë mund të bëhet e posaçme vetëm në lidhje me këtë projekt. Që ta shoh pls. Që të di çfarë firmos.”

-Adela: “Dëgjo, s’ka nevojë për prokurë. Të hënën do jetë gati kontrata dhe do ta marrim dorazi që ta firmosësh ti dhe t’ia kthejmë përsëri. A është ok kështu?”

-Ina Goxhaj: “Dakord.”

Pra, kontrata dorëzohet tek Ina Goxhaj në fund dhe vetëm për t’u firmosur nga kjo e fundit.

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

SPONSORIZIMI NGA KOMPANIA TELEFONIKE

PUNONJËSET PËR KLOTILDA BUSHKËN DHE EJONA ISUFAJN

“KUR DO NGOPEN”

Në faqen 762, “BYL-A” duket se sponsorizohet edhe nga Albtelekom dhe Ina Goxhaj nuk di asgjë. Në fakt për këtë e njofton Adela, e cila i thotë që do t’i sjellë dhe një kontratë të kësaj kompanie për sponsorizim.

Kur Ina Goxhaj i thotë se ka firmosur një të tillë, Adela i përgjigjet negativisht.

Ina Goxhaj thotë se do takonte Ildën, se kjo (Ejona Isufaj) kot bën si shefe.

-Adela i jep porosi: “Mundohu të mbrosh punën tënde. Dhe thuaji që kemi bërë shumë pagesa etj., etj. Sepse do mundohen të ulin dhe të kërkojnë lekët. EDHE NDËRKOHË DO SHOHIM EDHE RAPORTIN TA BËJMË PËR PAGESAT REALE.”

-Ina: “Plehrat. S’të lënë rehat.”

-Adela: “AMAN PO MBETEN EDHE PËR 3-4 MIJË DOLLARË QË MBETEN ATY O INA. S’di ça të them. Jam pa fjalë.”

-Ina thotë që këtë ia kishte thënë Eraldi: “O shoqe do kujtohen. Prite ndonjë ditë. Sa të ulët. Plehra.”

-Adela: “Ku u shpëton gjë këtyre.”

-Ina: “Se acarohem shumë. Kur do ngopen.”

Në këtë pikë, pasi e porosit që të shkojë e qeshur në takimin me Ildën, Adela i thotë se kanë indormacione për ata (shefat).

Konkretisht, Adela i thotë Inës: “Dhe shpjegoji që disa info i ke ti dhe disa unë. Si të mbrohesh ti më mbron edhe mua.”

Ina i përgjigjet që do t’ia thotë.

Adela: “Se do na lënë pa lekë.”

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

KOMUNIKIMET PËR PARATË E PROJEKTIT PËR AMBASADËN AMERIKANE

Ina parashikon çfarë do t’i thonë për lekët e projektit me Ambasadën Amerikane dhe thotë saktësisht: “Ato do thonë ato lekët i duan ato të USA.”

-Adela i përgjigjet: “A jo moj. Po sikur s’kishte kosto ky projekti. Si s’kaluan këto lekët t’i kishim marrë dhe të bënin si të donin.”

-Ina Goxhaj i përgjigjet: “AJO MË THA MENAXHOJI VETË TANI THOTË Ç’U BË.”

Akoma më interesant bëhet komunikimi, kur Adela thotë: “SE LEKËT QË NA KALUAN EDHE NE NGA KRK ME SHUMË MUNDËSI DO NA I KËRKOJNË.”

Pra, Adela Kondakçiu shprehet hapur se lekët që i kanë kaluar nga projekti i financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, i cili nga ana e tij financohet me shuma mjaft të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë, rrezikojnë t’u kalojnë përfituesve të vërtetë fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi.

-Ina Goxhaj: “Unë nuk duhet të ha presionin kupton. MOS MË THOTË MI JEP MUA ATO TË KRK.”

-Adela i kujton më pas që duhet të paguajë tatim për dypunësimin dhe për këtë thotë se: “Ia kam thënë Ketit dhe me ka thënë ta diskutoj me Ajolën.”

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

KOMUNIKIMET PËR KLOTILDA BUSHKËN

-Pas takimit që mendohet të ketë ndodhur me shtetasen Klotilda Bushka, Ina Goxhaj shprehet: “Dje takimi ishte shumë formal. Ajo donte vetëm info si shkoi dhe si u organizua.”

-Adela është pyetur nga një punonjës i ambasadës nëse kanë pasur sponsorë të tjerë. Adela i kishte thënë jo. Ina Goxhaj i përgjigjet: “Jo, jo s’jemi Ajola te kjo pjesë.”

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

Nga komunikimet rezulton se organizata “SHIZI” është e lidhur me shtetasen Klotilda Bushka.

-Ina Goxhaj: “Unë të kuptoj shumë mirë. Por herën e fundit kur fola i thashë Gretës ç’do bësh me ‘Shizi’-n pse nuk vë në dijeni Ilden sepse është Adela për të paguar. Ia kam thënë këtë. Dha ka thënë unë dua ta lë fare. Dhe pastaj pyeta për këtë te BYLA.”

-Adela: “Se nëse unë i them Ildës ti e di si bëhen gjërat pastaj. Dhe s’dua të shkojmë në ekstreme për asnjë.”

Të gjitha komunikimet që ndodhen në faqet në vijim lidhen me dyshimet që ka Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj në lidhje me dy shtetas, Greta Kokalari dhe Erald Ismaili, të cilët mendohet të ketë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash nga projekti me Ambasadën Amerikane dhe nuk i justifikojnë dot me shpenzime. Për këtë shkak, të dyja bashkëbisedueset janë të shqetësuara si do raportojnë tek shtetasja Klotidla Bushka për këtë.

Përsëri Ina Goxhaj shprehet se është e shqetësuar për raportimin tek Ilda.

Ina: “Dhe te kjo pjesa kam hall se mos thotë Ilda projekti ka mbaruar dhe pse ke marrë pagesa.”

-Adela Kondakçiu: “LEQE BUXHETET KANE QENË GJITHË KOHËS TË FRYRA.”

-Ina shprehet: “Epo këto lekët që mund t’i marrim ne gjate vitit i merrnin në xhep Ejona dhe tjerët.”

-Adela: “D.m.th. ato me 3-4 paga dhe ju me zero.”

OJF BYLA, ROLI I KLOTILDA BUSHKËS DHE AJOLA XOXËS

JANË VAMPIRË

Nga komunikimi kuptohet që të paktën për sa i përket zhvillimit të projektit me Ambasadën Amerikane në Tiranë, personat që realisht kontrollojnë “BYL-A”-n kanë qenë shtetaset Klotilda Bushka dhe Ejona Isufaj, tek të cilat Ina Goxhaj thotë se duhet raportuar. Roli i shtetases Ajola Xoxa del në pah pas përfundimit të këtij projekti, pra në gjysmën e dytë të vitit 2022, kohë kur “BYL-A” angazhohet në projektin e Festivalit ndërkombëtar të Dance-it bashkëkohor.

Por megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, Adela Kondakçiu shprehet se i ka thënë Ajolës që ta hiqte nga BYL-A dhe SHIZI, se nuk do të merret me to. Ajola i ka thënë se do fliste me Ildën dhe do t’i kthente një përgjigje.

Qëllimi për të prodhuar fatura fiktive në mënyrë që të justifikoheshin shpenzimet në lidhje me projektin e financuar nga Ambasada e SHBA-së provohet edhe nga komunikimi ku Adela shprehet: “Të provojmë t’i kërkojmë një ofertë tjetër (hotelit).  Për një aktivitet gjasme në disa data që s’ka fluks njerëzish”.

Në faqen 107 të komunikimeve Adela shprehet e keqardhur që dy organizatat “BYL-A” dhe “SHIZI” janë lënë pas dore: “Po gjynah se këto janë shoqata me CV dhe kanë mundësi me njohjet e këtyre shefeve.”

Ina Goxhaj: “PO KUSH TË LË TË PUNOSH DUAN DHE NË FUND T’I MARRIN ATO QË KE PËR RISK T’I MARRËSH VETË. JA KUR TË KUJTOHET ILDA PËR LEKËT E KËSAJ TË BASHKISË. TË THOTË MI JEP MUA”.

Adela nga ana tjetër shprehet e shqetësuar: “KËTO EDHE NEVE QË NA KALUAN RREZIK DO NA I KËRKOJNË, POR UNË PO PRES QË TË FLAS VEÇMAS ME AJOLËN KUR T’I JAP LISTËN E LEKËVE QË KA MARRË STAFI.”

Ina Goxhaj i përgjigjet: “Po, po, ka shumë mundësi. VAMPIRË janë përfundimisht.”

“Janë vampirë, kur do ngopen”/ Dalin mesazhet mes dy

Këto komunikime tregojnë qartazi abuzimet që janë bërë me fondet dhe babëzinë e rrjetit të korrupsionit që nis nga Bashkia e Tiranës me Erion Veliajn që jep fondet nga deputetja socialiste Klotilda Bushka e cila sipas SPAK-ut është e përfshirë dhe në fund përfundon tek Ajola Xoxa dhe familjarët e saj.

Pra është shumë e qartë që paratë kanë shkuar sërish brenda familjes Veliaj-Xoxa përmes OJF-ve të cilat fondet që kanë marrë nga institucionet i kanë kaluar në llogaritë e tyre.

Këto janë fakte e zeza mbi të bardhë që bërtasin skemën korruptive dhe nuk kanë të bëjnë me brekët e Ajola Xoxës siç pretendon kryebashkiaku ynë i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash./ CNA

Postime të lidhura