zoom

Aktualitet

SMS-të kërcënuese që Erdgysi i nisi Alma Arrazit! Gazetari: I kishte prezantuar fëmijët të dashurës

Detaje të reja tronditëse dalin në dritë nga tragjedia e 2 Majit në lumin Bunë ku nëna 39-vjeçare, Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me tre fëmijët e mitur të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç.

Gazetari Erald Harlicaj ka deklaruar se nga këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me bashkëshorten dhe sipas tij, 31-vjeçari i kishte folur me tone kërcënuese.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë.  Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.  Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tha ai i ftuar në “Breaking” në Top News.

Gazetari u shpreh se sipas familjarëve të 39-vjeçares arsyeja që e shtyu Alma Arrazi të mbytej së bashku me të miturit është për shkak se bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi e ka prezantuar të dashurën me fëmijët e tyre.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, deklaroi Erald Harlicaj.

Postime të lidhura