zoom

Bota

Sllovenia pezullon vaksinën ‘Johnson & Johnson’ pasi një e re humbi jetën

Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së ‘Johnson & Johnson’ kundër COVID-19. Masa e pezullimit është vendosur pas vdekjes së një gruaje të re e cila kishte 2 javë që kishte marrë vaksinën ‘Johnson & Johnson’.

Ministri slloven i Shëndetësisë tha se nevojiten akoma detaje për të zbardhur këtë situatë. Nga ana tjetër, kompania ‘Johnson & Johnson’ nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene.

Të dhënat nga qendra spitalore e Lubjanës paraqesin se pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru.

Vaksina ‘Johnson & Johnson’ është një nga disa vaksinat që Sllovenia po përdor në programin e saj të imunizimit kundër COVID-19. Ky vend ka imunizuar plotësisht rreth 47 për qind të popullsisë së saj prej rreth 2 milionë banorë.

Postime të lidhura