zoom

Aktualitet

“S’kuptoni nga politika e jashtme”, Vuçiç: Hoqa 28 njohje të pavarësisë së Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbrojtur politikën e jashtme të qeverisë së tij lidhur me Kosovën pas kritikave të opozitës.

Vuçiç ka deklaruar se ata që e kritikojnë nga radhët e opozitës se duhet të ishte më i ashpër me Kosovën, nuk kuptojnë asgjë nga politika e jashtme.

Vuçiç tha se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Është e lehtë të kritikosh qeverinë. Kanë 11 vjet që thonë që e kam njohur pavarësinë e Kosovës. Por gjatë qeverisjes sime 28 shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë lojë. Qytetarët vendosin sesi do të jetë vendi i tyre. Libia ka më shumë naftë se Emiratet Arabe, por shikoni dy shtetet sa ndryshojnë”, deklaroi Vuçiç.