Aplikacion
Skolioza është një nga anomalitë më të shpeshta në moshat shkollore dhe shumë herë ekspertët kanë ngritur shqetësimet se fëmijët në Shqipëri po preken në masë. Referuar kësaj, Ministria e Shëndetësisë do të aplikojë programin kombëtar të depistimit.
200 mësues të fizkulturës do të angazhohen edhe për konstatimin e rasteve më skoliozë te nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Programi i ri u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë. Ndërkohë, në shkollat 9-vjecare në të gjithë vendin vijon programi për kontrollin e syve te fëmijët si dhe vizitat periodike për shëndetin e dhëmbëve.
Të dyja programet kanë nxjerrë në pah problemet e fëmijëve me shikimin që kryesisht vuajnë nga miopia dhe syri dembel, ndërsa nga kontrollet dentare ka rezultuar mungesë e theksuar e higjienës orale.